Reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi, i kanë dhënë fund beqarisë dje (e premte), duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Ata u martuan në një dasmë madhështore të organizuar në Prishtinë, me shumë të ftuar VIP.
Për celebrimin e tyre u kujdes kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndërsa të ftuarit kanë shijuar një ceremoni të këndshme dhe të menduar deri në detaje.
Tash e sa kohë, flitet në media se çifti së shpejti do të bëhen edhe prindër, gjë e cila tashmë mesa duket edhe është konfirmuar.
Pas përfundimit të dasmës, Gjiko ka publikuar një fotografi të veçantë të tij dhe Elitës të realizuar mbrëmë, ku dyshja shfaqen shumë elegant në veshjet e nuses dhe dhëndrit.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai ka shkruar se tashmë së bashku me gruan e tij, kanë nisur themelet e ndërtimit të një familje.
“Sapo i vumë themelet e familjes tonë! Ishalla më shumë bebja, gruaja ime Elita Rudi”, janë fjalët e reperit në Instagram.
Ndërkohë, edhe Elita ka ndarë në Instagramin e saj me fansat disa fotografi nga dasma, ku shkruante në mbishkrimin e tyre “Zyrtarisht të martuar me dashurinë time të jetës”.
Komentet pozitive dhe urimet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar tek të dy personazhet. /Telegrafi/