Site icon Telegrafi

Deklarata e ministres që alarmoi familjarët e të zhdukurve (Video)

Dosjet dhe listat e personave të zhdukur gjatë luftës, që qëndrojnë mbi tavolinat e zyrave të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, ministrja Edita Tahiri nuk është e interesuar t’i ketë në dispozicion gjatë dialogut në Bruksel.

Tahiri, gjatë një raportimi në Kuvend, ka theksuar se çështja e personave të zhdukur mund të ngritët në bisedim e në Bruksel, vetëm atëherë kur Kosova dhe Serbia do t’i kenë listat e këtyre personave, pasi kjo gjë është kërkuar nga Bashkimi Evropian.

Prenk Gjetaj, nga Komisioni Qeveritar për persona të Pagjetur, thotë se ky komision posedon të dhëna dhe dosje për të gjithë ata persona që gjenden në listat e të zhdukurve dhe janë të gatshëm ti ofrojnë ata sa herë që atyre u kërkohen. Ndërsa, shprehet i habitur për deklaratat e ministres Tahiri. /Gazeta Tribuna/

Exit mobile version