Site icon Telegrafi

Deklarata e Milik për humbjen e penalltisë ndaj Bolognas

(Foto: Getty Images)

Arkadiusz Milik ka bërë një postim në Instagram duke komentuar barazimin (1-1) e të shtunës ndërmjet Bolognas dhe Juventusit në Dall’Ara, ku e humbi një penallti.

Në mungesë të Dusan Vlahovic, Moise Kean e Angel Di Maria, polaku ishte sulmuesi kryesor i Massimilano Allegrit.

Pas gjysmë ore lojë, u akordua penallti në favor të Bianconerëve, por Milik dështoi përballë bashkëkombësit të tij, Lukasz Skorupski.

Ai e përmirësoi gabimin në gjysmën e dytë duke e shënuar golin e barazimit.

Krahas fotografive të festës së golit, Milik bëri edhe një deklaratë në rrjetet sociale në lidhje me humbjen e penalltisë.

“Mund të bësh gabime, por e rëndësishmja është që të mos dorëzohesh kurrë, ky është shpirti i duhur për t’u përpjekur në arritjen e objektivave tonë… Përpara Juve”, ka shkruar Milik.

Në 32 paraqitje në të gjitha garat, polaku ka shënuar nëntë gola për Juventusin këtë sezon, shtatë prej tyre në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version