Site icon Telegrafi

Deklarata e gruas nga Teksasi e cila thotë se Hidroksiklorokina shëron coronavirusin u bë virale në mediet sociale, ekspertët e konsiderojnë si dezinformim

Një grup i njerëzve që njihen ndryshe si “Mjekët e Frontit të Amerikës”, dolën në Washington DC, dhe shkëmbyen pretendime të rreme për sëmundjen, duke thënë se Hidroksilklorokina trajton coronavirusin dhe që maskat nuk ngadalësuan përhapjen e infeksionit, shkruan The New York Times.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e cila u bë virale në rrjetet sociale, është shpërndarë edhe nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump, si dhe nga djali i tij Donald Trump Jr.

Mediet sociale si Facebook, YouTube dhe Twitter, u mobilizuan për largimin e videos, e cila u bë shembulli i fundit i dezinformimeve mbi virusin.

“Keqinformimet mbi virusin vdekjeprurës janë bërë komplote politike”, tha Lisa Kaplan, themeluese e Alethea Group, ekipi që ndihmon në luftën kundër dezinformimeve, raporton The New York Times.

Një nga folëset në video, e cila e identifikoi vetën si Dr. Stella Immanuel, tha se ekziston kura për COVID-19.

“Gjendem këtu, pasi unë për vete kam trajtuar 350 pacientë nga coronavirusi dhe asnjëri nuk ka vdekur”, tha Immanuel në video.

https://www.youtube.com/watch?v=JXE2cU0FdBQ&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3RyfVscSRv3wXQ2eS9GY5JDeNTcsvmbw8bD0Jtx3C1V0EyoBClKMoQ-Q0

“Disa kompani false farmaceutike, vijnë dhe thonë se ne i kemi bërë studimet, dhe të njëjtit thonë se Hidroksilklorokina nuk funksionon”, u shpreh ajo.

“Ky virus ka një kurë”, vazhdon më tej Immanuel.

“Quhen Hidroksilklorokina, Zinc dhe Zithromax”, potencoi mjekja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version