Site icon Telegrafi

Deklarata e Gigi Hadid që përloti të pranishmit

NEW YORK, NY - DECEMBER 08: Gigi Hadid seen on the streets of Manhattan on December 8, 2015 in New York City. (Photo by James Devaney/GC Images)

Gigi Hadid ka dhënë një fjalim mjaft emocionues në “The Real Housewives of Beverly Hills”.

Modelja e njohur ka përlotur të pranishmit duke folur për nënën e saj, Yolanda Foster dhe për sëmundjen e saj.

“Sonte, do të nderojmë një person që më shumë se nga të gjithë, ka folur rreth ndërgjegjësimit të sëmundjes “Lyme”, nënën time. Për luftën tënde, për pasionin tënd dhe për nismën tënde që do të shpëtojë shumë të tjerë, jam shumë krenare të të nderoj më këtë çmim”, ka thënë ajo para se të shpërthente në lot.

Këto fjalë kanë bërë që nëna dhe motra e saj, Bella, të përloten së bashku me të pranishmit e tjerë./Telegrafi/.

Exit mobile version