Site icon Telegrafi

Deklarata e Gent Cakajt për ndryshimin e kufijve në Ballkan, për të cilën supozohet se presidenti Meta nuk e dekretoi (Video)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e kishte propozuar Gent Cakajn për ministër të Punëve të Jashtme, por qëndrimet e tij rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor në një emision televiziv, “supozohet” se ndikuan që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të mos e dekretojë në pozitën e propozuar nga i pari i qeverisë shqiptare.

Presidenti Ilir Meta në letrën e gjatë për mosdekretimin e Cakajt ka thënë se ai nuk ka përvojë, si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

Lexo po ashtu Meta refuzon Gent Cakajn për ministër të Jashtëm të Shqipërisë

Por çfarë kishte deklaruar Gent Cakaj në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova me Baton Haxhiun?

Ai kishte thënë se ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme.

“Ndryshimi i kufijve semantikisht nuk është thjesht një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, situata ka evaluar tutje. E evoluimi i parë është sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”, kishte thënë Gent Cakaj, aktualisht zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Lexo po ashtu Rama për mos dekretimin e Gent Cakajt: Vendim skandaloz, turpërues, ndjesë Kosovës

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama mos dekretimin e Gent Cakajt në vend të Ditmir Bushatit e kishte quajtur vendim skandaloz nga ana e presidentit Ilir Meta dhe turpërues për Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version