Cristiano Ronaldo ka njoftuar se do të jetë në fushë në ndeshjen e të shtunës kundër Osasunas.
Superylli i Real Madridit është shëruar nga lëndimi i gjurit që e pësoi në finale të Kampionatit Evropian dhe i cili e ka lënë jashtë fushe deri më tani.
Mirëpo, 31-vjeçari duket se është riaftësuar për lojë dhe do të rikthehet në fundjavë.
I pyetur nga gazetarët në një eveniment, ai është përgjigjur: “Po do të luaj (kundër Osasunas)”.
Los Blancos i kanë fituar dy ndeshjet e para sezonale duke mposhtur Real Sociedadin dhe Celta Vigon. /Telegrafi/