Edinson Cavani dhe Lionel Messi patën një zënkë verbale në takimin miqësor ndërmjet dy përfaqësuesve të tyre në Izrael.
Ndeshja ndërmjet Uruguait dhe Argjentinës u mbyll me rezultat të barabartë (2-2), mirëpo kryetemë e mediave sportive ishte momenti i kacafytjes ndërmjet dy yjeve të skuadrave kundërshtare.
Megjithatë, pas ndeshjes, Cavani e ka qetësuar situatën duke thënë se gjëra të tilla ndodhin brenda lojës së futbollit e sidomos kur është fjala për takimet e përfaqësueseve nga Amerika Latine.
“Është pjesë e futbollit, klasiket janë të këtilla”, ka deklaruar Cavani për TyC Sports pas ndeshjes.
“E vërteta është se në momente të caktuar ishte një ndeshje më fërkime, kishte sfidime dhe gjëra që janë pjesë e futbollit, sidomos të atij jugamerikan”.
“Duhet t’i marrim aspektet pozitive nga paraqitja jonë dhe faktin se ia dolëm t’i shënonim dy gola. Akoma duhet të përmirësohemi, por është mirë ta përfundojmë vitin në këtë mënyrë”, ka shtuar sulmuesi i Paris Saint-Germainit. /Telegrafi/
https://twitter.com/HgooG78/status/1196541165232939014