Site icon Telegrafi

Deklarata e Artetas lidhur me situatën e Thomas Partey

(Foto: Screenshot/Twitter)

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, u detyrua ta lëshonte fushën në fund të pjesës së parë të sfidës ndaj Tottenham Hotspur, si pasojë e lëndimit.

Ganezi u kthye në formacionin e parë të Topçinjve pas mungesës njëmujore dhe rikthimi i tij nuk shkoi në mënyrën më të mirë.

Ajo që ndodhi në çastin kur e kërkoi zëvendësimin është komentuar shumë nga tifozët dhe mediat sportive. 27-vjeçari u nis që ta lëshonte fushën në zonën ku ndodhej Mikel Arteta, por në atë moment, Spursat u nisën në kundërsulm dhe trajneri e ktheu mesfushorin në fushë duke i dhënë shtyrje për ta ndalur aksionin.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Megjithatë, ky veprim nuk rezultoi i suksesshëm dhe Harry Kane e shënoi golin e dytë të Tottenhamit, kurse më pas Partey u zëvendësua nga Dani Ceballos.

Lexo po ashtu Pamjet kur Arteta e shtyu Thomas Parteyn e lënduar për ta mbrojtur aksionin e golit të dytë

“E duartrokas golin e tyre të parë, ishte i klasit botëror, por në golin e dytë ishim me një lojtar më pak, lamë një hapësirë të madhe dhe ata e shfrytëzuan rastin”.

“Ai (Thomas Partey) duhej të qëndronte në fushë. Duket sikur lëndimi i njëjtë që tashmë e ka pasur, do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike”, ka deklaruar Arteta për BBC, ndërsa trajneri mori kritika të shumta për veprimin e tij. /Telegrafi/

https://twitter.com/LosoLFC/status/1335634833222082560

Exit mobile version