Të dielën është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “American Music Awards” në Los Angeles, një natë e cila dhuroi 28 çmime.
Fituesja e këtij viti u zgjodh këngëtarja Ariana Grande, e cila rrëmbeu këtë trofe, duke lënë prapa emrat si: Justin Bieber, Rihanna dhe Selena Gomez.
Menjëherë pas spektaklit 23 vjeçarja është shprehur për fansat, duke i falenderuar pa masë për mbështetjen e dhënë, teksa thotë se ata janë mbështetja kryesore që e bëjnë të punojë edhe më shumë:
“Ju falenderoj shumë. Po dridhem e gjitha, falenderime për ju dhe për të gjithë fansat e mi. Ju dua me gjithë zemër”, tha Grande pas rrëmbimit të kupës.
Përndryshe, në 28 çmimet e kësaj nate, me më së shumti trofe u shpërblye artisti Justin Bieber. /Telegrafi/