Këtë e bën të ditur një burim i afërt në klubin prizrenas, sipas të cilit marrëveshja është arritur dhe ai pritet shumë shpejt t’i bashkohet skuadrës.
Radoviq para disa javësh ka qenë në Prizren, derisa punën në Bashkim do t’ia fillojë për një kohë të shkurtë. Ai është malazez dhe trajneri i kësaj Përfaqësuese për U-18.
Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit shprehen të matur rreth kësaj çështje, duke mos dashur të zbulojnë emrin e trajnerit. Sipas tyre ende janë në bisedime dhe në fund të javës do të dihet. Gjithashtu flitet se ‘Portokallinjtë’ janë të interesuar edhe për vëllezërit Rugova, Granitin dhe Fisnikun. /SportPlus/Telegrafi/