Kroacia ka siguruar tashmë një biletë për në çerekfinale të kampionatit botëror që po zhvillohet në shtetin rus.
Pikërisht me këtë të fundit kroatët do të takohen gjatë ditës së shtune, ku do të ballafaqohen për një vend në katër ekipet më të forta të Botërorit.
Por, nëse ndodh që shteti ballkanik të shpallet kampion i botës, atëherë do të jemi dëshmitar të një veprimi të çmendur të një futbollisti kroat.
Pasi Mateo Beusan premtoi të rruajë mustaqet nëse Kroacia bëhet kampion botëror, Dejan Lovren zbuloi se çfarë do të bënte nëse shpallet kampion.
“Unë do të ecja lakuriq si një mbret”, i është përgjigjur mbrojtësi i Liverpoolit një fansi që e pyeti se si do ta festonte titullin e kampionit.
Tashmë në disa raste 29-vjeçarin e kemi parë pas triumfeve të rëndësishme teksa zhvishet vetëm në të brendshme.
Ndryshe, Lovren deri më tani është paraqitur 43 herë për ‘katrorët’ gjersa ka realizuar vetëm dy gola. /Telegrafi/