Telegrafi

Dejan Lovren shënon autogol spektakolar në Rusi, po cilësohet si ndër më të mirët e vitit

Dejan Lovren është bashkuar me Zenit St Petersburg nga Liverpooli dhe po luan rregullisht.

Por në derbin e javës ndaj Spartak Moskës, mbrojtësi kroat ka shënuar në portën e tij.

Mbrojtësi kroat ka shënuar njërin nga autogolat më qesharak këtë vit në futboll.

Futbollistët e Spartakut ishin në sulm dhe Lovren në tentim për t’ia kthyer me gjoks topin portierit të tij ai e dërgoi topin në rrjet.

31-vjeçari u ndie shumë keq me autogolin e shënuar, por megjithatë në fund festoi pasi skuadra e tij fitoi me rezultat 3-1.

Sigurisht që ky autogol i Lovren ishte pa dashje, por ai tani po cilësohet si ndër autogolat më të mirë të vitit.

Video nga ky autogol i Lovren është bërë virale në rrjetet sociale dhe kroati po tallet jashtëzakonisht shumë. /Telegrafi/