Shumica parlamentare pasdite në seancën e 27-të e shkarkoi Dejan Boshkovskin nga funksioni i anëtarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në vendin e tij e emëron Pançe Orcev.
Në seancë u konstatua ndërprerja e mandatit të anëtarëve të Këshillit shtetëror për parandalimin e përfaqësimit të fëmijëve Tanja Bogatinova, Liljana Jakovçevska dhe Xhulijana Mishevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është miratuar edhe deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO, si dhe projekt-plani hapësinor i rajonit lindor planor 2013-2030.
Në seancë pasdite janë zgjedhur edhe katër anëtarë të Qeverisë: Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Aksel Ahmedovski – ministër pa portofol i obliguar për Zbatimin e Strategjisë së romëve, Bllate Cvetkoviq – zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Arbër Ademi – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.