Telegrafi

Dejan Boshkovski, ish-drejtor i SHA Elem, i akuzuar nga PSP, do të paguhet edhe për një vit tjetër

Dejan Boshkovski, ish-drejtor i SHA Elem, që bashkë me dy persona tjerë janë të akuzuar në lëndën “Tifani” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për të cilën ka edhe proces gjyqësor, do të përfitoj rrogë nga shteti edhe për një vit.

Në këtë lëndë, ai është i akuzuar për blerje të një sistemi softuerik me vlerë prej katër milionë euro. Vendimi për rrogën e ka marrë Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni ia hoqi anapazhën Pavle Trajanovit për shkak të emërimit të tij në funksion tjetër./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ish-anëtarët e KSHZ-së do të vazhdojnë të paguhen nga shteti