Site icon Telegrafi

Diego Costa do të qëndrojë gjatë te Chelsea

Antonio Conte pohon se Diego Costa është shumë i lumtur te Chelsea.

Madje, trajneri i bluve londinezë është i sigurtë se golashënuesi i tij kryesor do të mbetet për një kohë të gjatë në klub.

Antonio Conte i tha BBC-së“A është gjithçka e qetë tani? Po. Diego është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm. Situata është shumë e qartë. Ai është shumë i lumtur për të qëndruar me ne, është shumë i lumtur për të luftuar për titullin. A do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë? Po, unë mendoj kështu. Unë e shoh çdo ditë, konstatoj angazhimin e tij, është shumë i përfshirë në ekip. Ai e do këtë klub.”

Ndërsa shprehet i sigurt se shërbimet e Diego Costa mund të ruhen, Conte pranon se paratë e kinezëve janë bërë një problem, me Chelsea që ka parë Ramires, Oscar dhe John Obi Mikel të ikin në Azi.

Exit mobile version