Telegrafi

I dehuri shkakton shumë dëme me autobus

Foto: Arkiv

Një person në Gjilan, nën ndikim të alkoolit pasi ka marrë nga garazhi autobusin, ku ka shkaktuar dëme materiale, po ashtu në rrugën kryesore e ka goditur një shtyllë të ndriçimit, pastaj ka dal nga rruga ku ka dëmtuar autobusin në tërësi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Merie Shllaku” në Gjilan.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.