Një britanik që ka qenë për pushime në Barcelonë, ka shpëtuar mrekullisht pa u shtypur nga një veturë.
Gareth Woodgate është argëtuar me shoqëri në një kafene, ku kanë konsumuar një sasi të madhe të pijeve alkoolike, transmeton Telegrafi.
Kur 31-vjeçari ka dal nga lokali, i është turbulluar e pamja shkaku i dehjes, duke mos mundur më të mbajë balancën.
Ai ka dashur të kapet për trungun e një peme, por e ka humbur dhe ka rënë në rrugë.
Për fat të mirë, Woodgate nuk është shtypur nga makina me shpejtësi të konsiderueshme, që vinte në drejtim të tij. /Telegrafi/