Telegrafi

I dehuri lëshohet poshtë kulmit të ndërtesës pesëkatëshe (Video)

Në Mançester të Anglisë, është filmuar një burrë i paidentifikuar që ka rrëshqitur nëpër kulmin e ndërtesës së lartë mbi 20 metra.

Ky njeri në të njëzetat, që besohet të ketë qenë i dehur, ka shkuar deri në fund të strehës dhe më pas ka kaluar nëpër pjesën anësore, transmeton Telegrafi.

Derisa miqtë e tij qëndronin lartë, ai bënte veprime të çuditshme, në pamundësi të grihej dhe të lëvizte si duhet shkaku i llamarinës së rrëshqitshme.

Më pas, ata ia lëshojnë një pëlhurë që ta ndihmojnë, por ajo është e shkurtë dhe nuk mundet ta kapë.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon procesin e mundimshëm që kaloi ai, ndërsa mësohet se më vonë ia ka dalë të largohet prej aty. /Telegrafi/