Një i dehur rus ka sulmuar stafin e një spitali në Veliky Novgorod, në Rusi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Incidentin thuhet se e shkaktoi 38-vjeçari i cili erdhi në spital me dëmtime në fytyrën e tij, pas një përleshje në një kafene.
Kamera në dhomën e pritjes së spitalit ka kapur momentin kur ai i sulmoi me grushte dy infermiere të cilat thuhet se kishin pësuar lëndime të rënda.
Si pasojë, thuhet më tej, njëra kishte përfunduar në neurokirurgji, ndërsa një tjetër infermiere në kirurgji maksilofaciale, pasi ishte konstatuar se kishte pësuar frakturë në kockat e fytyrës.
I dehuri kishte lënduar edhe një roje të sigurisë së spitalit, ndërsa më vonë kishte tentuar të përleshet edhe me policinë, me çka edhe ishte arrestuar dhe dërguar në paraburgim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hDnLKj_4Z5w