Telegrafi

I dehuri godet veturën e Policisë, lëndohen dy pjesëtarë të PK-së

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij, nën ndikim të alkoolit ka fyer një qytetar dhe pasi që patrulla ka tentuar që ta ndalë të dyshuarin, i njëjti ka tentuar që të ikë me veturë nga vendi i ngjarjes duke goditur veturën zyrtare të PK-së.

Siç bën të ditur Policia, përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy pjesëtar të PK-së, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.