Telegrafi

I dehur gjuan me armë brenda një lokali në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur në një lokal kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë.

Sipas policisë nuk është raportuat për lëndime në njerëz.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë .

Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/