Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i dehur ka fyer zyrtarët e Policisë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pandeli Sotiri”, ndërsa sipas Policisë i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me sjellje arrogante ka fyer zyrtarët policorë.
Të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë.