Telegrafi

I dehur fjeti në shina në minus 18 gradë, treni kaloi mbi trupin e rusit – shpëton mrekullisht

Një rus i dehur ka fjetur në shinat e trenit në Krasnoyarsk dhe për çudi ka mbetur i gjallë dhe shëndoshë – e ajo çfarë është për t’u habitur më shumë se nuk e zgjoi boria e trenit që kaloi sipër tij.

Shoferi i trenit që udhëtonte në relacionin Krasnoyark-Abakan, kishte vërejtur një burrë të shtrirë në shina dhe menjëherë kishte filluar të frenojë, transmeton Telegrafi.

Por, ishte tepër vonë – treni kaloi sipër tij. Kur shoferi i trenit dhe disa pasagjerë dolën jashtë, nën vagonë hasën në një burrë.

Ishte i dehur dhe nuk mund të fliste dhe assesi nuk mund të kuptonte se çfarë po ndodhte. Nuk e kishte idenë se e ka shkelur treni.

Ai ka pësuar lëndime të rënda, e policia dhe zyrtarë të hekurudhave e nxorën me batanije nga vagoni dhe më pas e dërguan në spitalin më të afërt për tretman.

Aty u konstatua se bëhet fjalë për një banor lokal 36-vjeç, i cili para se të përfundonte në shina kishte pirë me miqtë. Atë e kishte zënë gjumi në minus 18 gradë.

Nga spitali kanë bërë të ditur se burri përpos që është helmuar me alkool, ka pësuar disa lëndime në pjesë të ndryshme, por që gjendja e tij shëndetësore është stabile. /Telegrafi/