Telegrafi

I dehur i afrohet krokodilit dhe filloi ta gjuaj me gurë, meksikani për pak sa nuk e pëson me jetë

Ky është momenti kur një burrë i dehur sfidon krokodilin, dhe për pak sa nuk përfundon duke u tërhequr zvarrë deri në ujë në Tabasco të Meksikës.

Ky burrë, identiteti i të cilit nuk është zbuluar nga autoritetet e atjeshme, ishte i dehur dhe po qëndronte përballë reptilit kur iu vërsul dhe për pak sa nuk e pësoi me jetë, transmeton Telegrafi.

Krokodili e kafshoi në pjesën e poshtme të pantallonat dhe mundohej ta fuste në ujë. Megjithatë nuk dihet se sa shumë është lënduar burri, por sipas dëshmitarëve është larguar pa ndihmën e dikujt tjetër.

Gjithçka filloi kur filloi ta gjuante me gurë krokodilin që po qëndronte pranë vezëve, dhe dukej se nga frika se do t’ia merrte e sulmoi. /Telegrafi/