Site icon Telegrafi

Dehari merr mandatin e kryetarit të Komunës së Kërçovës

Fatmir Dehari morri edhe zyrtarisht mandatin e kryetarit të komunës edhe për katër vitet e ardhshme. Ai premtoi që brenda një viti do të investojë 20 milionë euro investime kapitale.

“Nga ky rast, ju përcjellë lajmin e bukur që nga dita e sotme deri në vitin 2022 që na pret me buxhetin e ri fillojnë të realizohen në komunën tonë rreth 20 milion euro investime kapitale”, tha kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Mandatin për këshilltarë të Komunës së Kërçovës sot e morën edhe këshilltarët e të gjitha partive politike që garuan dhe fituan në këto zgjedhje. Në Komunë për ta marr mandatin u paraqitën vetëm 8 këshilltarët e BDI-së, 3 të LSDM-së dhe 1 këshilltar i Lëvizjes e vendosur për ndryshim.

Ende nuk dihet në këtë përbërje prej 23 këshilltarëve, se kush do ta përbëjë shumicën. Këshilltarët që u paraqitën në komunë për të marr mandatin thonë se janë përafruar me bisedime.

“Normalisht këto ditë edhe janë kah fundi bisedimet për formonin shumicës në Komunën e Kërçovës”, tha Gazmend Jusufi – këshilltar i BDI-së

“Vlerësojmë se koalicioni I cili është nivel qendrorë do të pasqyrohet edhe në marrëdhëniet në komunën tonë”, u shpreh Ivan Bozhinovski – këshilltar i LSDM-së.

“Nuk kemi biseduar me asnjë parti politike nga pjesëmarrësit tjerë të këshillit, ajo që thatë është e saktë por presim ditët në vijim të biem në kontakt”, potencoi Igor Stojanoski – këshilltar i Lëvizjes së vendosur për ndryshim.

Ndërsa 7 këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, 1 i Aleancës dhe 3 këshilltarët e pavarur nuk kishin pranuar që të marrin mandatin brenda ambientit të komunës, andaj ata morën mandatin në hapësirat e Komisionit Komunal Zgjedhorë.

“Deri më tani nuk kemi oficial asnjë kontakt, nuk kemi biseduar me asnjë nga përfaqësuesit e partive politike që do ta bëjnë shumicën në këshillin e komunës se Kërçovës”, tha Llaze Jakimovski – këshilltar i OBRM-PDUKM-së.

“Mendoj se është herët të flitet për kombinatorika të mundshëm, unë në kuadër të këshillit komunal do të përfaqësoj zërin e qytetarit”, deklaroi Abdulla Sejdini – këshilltar i ASH-AAA.

Nga ajo që pamë sot ku këshilltarët të ndarë i morën mandatet, sipas të gjitha gjasave këshilltarët e BDI-së, LSDM-së dhe 1 këshilltari i “Lëvizjes e vendosur për ndryshim” i cili është edhe çelësi i shumicës në këtë përbërje do të përbëjnë shumicë prej 12 këshilltarësh. Por nëse këshilltari i “Lëvizjes të vendosur për ndryshim” bashkë me këshilltarët e pavarur, këshilltarin e ASH do të përbëjnë shumicë bashkë me OBRM-PDUKM-në atëherë këshillin do ta marrin në dorë partitë opozitare.

Exit mobile version