"Unë vërtetë kënaqem me punën time – edhe pse nganjëherë me duhet ta fillojë degustimin qysh në orën 9 e 30 të mëngjesit. Sekreti i degustimit të hershëm qëndron te fakti që të mos e teproni një natë me herët”, ka thënë Moores, për gazetën The Sun.
"Degustorët e verës mbajnë lëngun në gojë dhe më pastaj e pështyjnë atë, mirëpo kur ju e degustoni birrën, thjesht, e gëlltitni atë. Nganjëherë degustoj më shumë se 20 lloje të birrave brenda një sesioni të veçantë, andaj duhet të jem e kujdesshme”, ka shtuar ajo.
Helen, e cila punon për kompaninë Tesco HQ në Cheshunt, Hertfordshire, pohon se i dashuri i saj është mjaft xheloz për punën e saj.