Site icon Telegrafi

Degradohet “Morava e Binçës” (Video)

Një kërkesë e bërë 16 vjet radhazi nga banorët e vendit, për ndërtimin e një impianti apo edhe rregullimin e shtratit të lumit Moravë e Binçës, ende nuk po realizohet nga udhëheqësit komunalë të Gjilanit.

Administratori i fshatit, Shemsedin Hyseni, thotë se rregullimi i shtratit të lumit ka mbetur vetëm premtim i Komunës.

Edhe banorët e tjerë shprehen të shqetësuar për erën e keqe dhe për degradimin e këtij lumi.

Ata thonë se po kërkojnë vetëm kërkesa elementare, si rregullimin e kanalizimi të fshat, në të cilin derdhen të gjitha ujërat e zeza të Komunës së Gjilanit.

Banorët thonë që çdo gjë që është ndërtuar në fshat është bërë me kontributin e tyre. Por, ka nga banorët e Uglarit që nuk i ikën fajit, pasi që edhe vetë banorët hedhin mbeturina në këtë lum.

Nënkryetari i Gjilanit, Rexhep Kadriu, nëpërmjet telefonit i ka thënë KTV-së që problemi me shtratin e lumit Morava e Binçës është madhor pasi që kërkon investim mbi 300.000 euro. Sipas Kadriut, projekti planifikohet të finalizohet gjatë vitin 2016.

 

Exit mobile version