Të quajtura ‘SMS Audio BioSport in-Ear’ përpos zërit që pritet të jetë shumë i pastër, do të masë edhe të rrahurat e zemrës së bartësit.
E meqenëse në këtë proces do të shpenzohet energji, këto dëgjuese nuk kanë nevojë të mbushen me bateri.
Në dëgjuese janë të vendosura sensor optik, që masin të rrahurat e zemrës së bartësit, qoftë ai duke punuar apo duke lëvizur.
Përmes një aplikacioni, në pajisjen me të cilën janë lidhur dëgjueset, do të tregohet edhe për gjendjen e zemrës dhe do të tregoj përdoruesit, nëse duhet të bëjë ushtrime shtesë.
‘SMS Audio’ kanë një shtresë që i mbron nga djersa dhe lagështia, në mënyrë që të mos hyjë brenda.
Sipas aktivitetit të bartësit, përmes aplikacionit të vendosur në këto dëgjuese, bëhet edhe ndryshimi i muzikës.
Dëgjueset nga Curtis Jackson apo i njohur si 50 Cent, do të lansohen në fund të vitit.
Ndryshe, gjatë këtij viti Dr Dre është bërë miliarderi parë në botën e reperëve, pasi i shiti Apple të drejtën për dëgjueset e tij./Telegrafi/