Telegrafi

Dëgjuese 3D për më shumë komoditet

Por një kompani me qendër në San Deigo, ka ardhur me përfundimin se nëse dëgjueset janë të personalizuara, ato janë më të mira për veshin.

Dëgjueset ‘OwnPhones’ do të jenë të lidhura me Bluetooth, në mënyrë që të transmetojë tek ju sinjalin.

Fillimisht duhet të fotografohet brendësia e veshit, që dërgohet në aplikacionin e caktuar, e më pas zgjidhen ngjyrat dhe forma e dëgjueseve.

Menaxhimi i zërit bëhet tek pajisja me të cilën është lidhur, ndërsa dëgjueset kanë edhe dritën LED që tregon nëse shfrytëzuesi është i lirë, apo i zënë.

Dëgjueset që do të lëshon në treg vitin e ardhshëm, do të kushtojnë 299 dollarë, ndërsa ka edhe dëgjuese me dizajn të ndryshme./Telegrafi/