Qindra banorë u larguan për të shpëtuar jetët e tyre pasi një zhurmë plasaritje që vinin nga lart shkaktoi frikë se ndërtesa e banimit mund të shembet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 200 persona u evakuuan nga ndërtesa e re 34-katëshe, 117 metra e lartë Opal Tower në Sydney Olympic Park.
Siç bëhet e ditur, shqetësimet u ngritën fillimisht rreth orës 14.45 të hënën kur disa banorë të 392 apartamenteve vendosën të largohen.
Kjo pasi që, banorët e ndërtesës, e cila u përfundua vetëm në muajin mars, thanë se dëgjuan zhurmat e plasaritjeve gjatë gjithë mëngjesit.
Autoritetet po vlerësojnë forcën strukturore të ndërtesës dhe kanë ngjitur disa blloqe në një rreze prej 250m rreth saj.
Ata mbyllën ujin dhe gazin dhe e hoqën atë nga rrjeti elektrik dhe do të përdorin pajisje të specializuara të projektuara për të monitoruar ndërtesën për çdo lëvizje tjetër duke përdorur laser.
Njerëzit në ndërtesat e afërta u është thënë gjithashtu të largohen dhe atyre që deshën të kthehen brenda nuk iu është lejuar një gjë e tillë. /Telegrafi/