Site icon Telegrafi

Dëgjuan foshnjën duke qarë në rrugë, banorët e Bangkokut u habitën kur gjetën beben dyjavëshe të mbështjell me batanije (Video)

Banorët që jetojnë në afërsi të një tregu në Bangkok, gjatë javës së kaluar mbetën të habitur kur në orët e vonshme dëgjuan një fëmijët duke qarë, ku të qarat vinin nga tregu. Disa minuta më vonë aty gjetën një foshnje të braktisur.

Foshnjën që e gjetën në treg i kishte vetëm dy javë që kishte lindur, kurse ishte braktisur nga e ëma pasi këtë gjë e kanë dëshmuar edhe banorët e zonës, që kishin dëgjuar atë duke biseduar me dikë me tone të larta.

Banorët besojnë se foshnja u braktis nga prindërit pas një grindje disa minutëshe që e kishin pasur. Ajo është gjetur mbi një tavolinë e mbështjellë me batanije me ngjyrë të kaltër.

Me të kuptuar se çfarë kishin gjetur banorët, policia dhe ndihma e shpejtë ishte shfaqur në vendin e ngjarjes dhe pasi është konstatuar që foshnja nuk ka pësuar ndonjë lëndim trupor, është dërguar në spital.

Aty mjekët konstatuan se ajo kishte lindur 20 ditë më parë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=lg-CKDul73E

Exit mobile version