Telegrafi

Dëgjonin gumëzhima të vazhdueshme, familja zbulon folenë e bletëve pas pllakave të banjës në një shtëpi në Florida

Ky është momenti kur një fole bletësh nga e cila rridhte mjaltë u zbulua pas murit të banjës në një shtëpi në Florida.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, eksperti i bletëve, Elisha Bixler, nga Shën Petersburg, u thirr për të hequr një fole që ishte fshehur pas pllakave të banjës pasi pronarët e shtëpisë u ankuan për gumëzhima të vazhdueshme dhe bletë që dilnin herë pas here kur përdornin dushin.

Pamjet, të cilat që atëherë kanë marrë miliona shikime, tregojnë huallin e madh që zvarritet me qindra bletë.

@howsyourdayhoney3Reply to @spiritualhealingmummy♬ abcdefu – GAYLE

Duke postuar videon në rrjetet sociale, zonja Bixler tregon folenë e mahnitshme që është ‘e mbushur me mjaltë’.

Zonja Bixler shihet më pas me një kapëse metalike, e cila është projektuar për të marrë ose për të mbajtur bletën mbretëreshë.

Me këtë, edhe pjesa tjetër e kosheres do të pasojë pas saj, që do të thotë se ajo mund t’i transportojë ato në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/