Telegrafi

Dëgjoni leximin dramatik të Kendall Jenner dhe këndimin fantastik të Gigi Hadid të hitit “Baby” të Bieber (Video)

Gigi Hadid dhe Kendall Jenner nuk janë vetëm të bukura, por ato kanë edhe talente të tjera.

Dy modelet e famshme luajnë shumë mirë mini-golf dhe janë specialiste në boks. Megjithatë, ato kanë treguar se dinë të bëjnë edhe diçka tjetër.

Revista W i ka sjellë dy bukuroshet në versione që nuk jemi mësuar t’i shohim, transmeton Telegrafi.

Hadid e ka kënduar në një version karioke hitin e Justin Bieber, “Baby”, derisa Kendall ka bërë një lexim dramatik të tekstit të kësaj kënge. /Telegrafi/