Vogëlushi i njohur vetëm si Blake, ka lindur në shtator të vitit të kaluar në Arizona të Shteteve të Bashkuara, me një problem në dëgjim.
Kur mbushi katër muaj, atij i janë vënë pajisjet e nevojshme në vesh, që i kanë mundësuar dëgjimin për herë të parë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë mund të shihni reagimin mbresëlënës të tij, që qetësohet dhe ndalon së qari, sapo e dëgjoi zërin e nënës. /Telegrafi/