Telegrafi

Dëgjojeni version akustik të “Erës” nga MC Kresha (Video)

Hiti i MC Kreshës, “Era”, ka ardhur në një version të drejtpërdrejtë ‘unplugged’ në emisionin hejWAZZUP të Klan Kosovës.

Reperi ishte mysafir i Irmës dhe Enurit dhe më pas ky i fundit e ka shoqëruar me kitarë dhe e ka kënduar refrenin e këngës.

Ndiqeni në videon e mëposhtme versionin live akustik të këngës që Kresha e solli si ribërje të hitit të legjendarëve “Gjurmët”. /Telegrafi/