Site icon Telegrafi

Dëgjojeni rrëfimin e dhimbshëm të Aldinit nga Tetova që udhëton deri në Shkup për të shkuar në shkollë (Video)

Aldini tanimë është fëmija më i dashur në Tetovë dhe rrethinë. Atë e karekterizon butësia dhe zemra e madhe, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Aldini ka qenë me shikim të dëmtuar që nga lindja.

Aldini duhet që të udhëtojë për një orë për të arritur në shkollë. Për fat të keq, shkolla është në Shkup pasi në Tetovë shteti nuk ka mundur të hap shkollë të posaçme për fëmijët me shiqim të dëmtuar.

Aldini nuk e do matematikën në shkollë por i kupton menjëherë gjuhët.

Babai i Aldinit tregon se në shkollë e çon përditë dhe se ai duhet të jetë i përkushtuar për Aldinin çdo ditë, dhe për këtë nuk është edhe në punë.

Më herët edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shkroi në rrjetet sociale për Aldinin të cilin e quajti ”Heroi im”./Telegrafi/

Lexo po ashtu Lexojeni tregimin rrënqethës të Arifit për Aldinin e vogël (Foto)
Lexo po ashtu Të verbërit të lënë pas dore në Tetovë

Exit mobile version