Telegrafi

Dëgjojeni “O e bukura More” nën interpretimin e këngëtares malazeze (Video)

Shumë këngëtarë e kanë interpretuar këngën historike shqipe, “O e bukura More”.

Kjo këngë e përjetshme që daton mbi gjashtë shekuj më parë, është interpretuar edhe nga këngëtarja malazeze, Bojana Markovic.

Interpretimin e saj e ka publikuar edhe në kanalin e saj në YouTube dhe ne jua sjellim ta dëgjoni.

Kujtojmë që More është quajtur Peloponezi i sotëm në Greqi, të cilit grekët ia kanë ndërruar emrin dhe kënga “O e bukura More” i kushtohet pikërisht kujtimit dhe mallit për vendin e humbur nga ku u larguan shumë shqiptarë dhe u vendosën në Itali.

Kjo është ndoshta kënga më e vjetër shqiptare që rrëfen sekretin historik të krijimit të komunitetit arbëresh të Italisë. /Telegrafi/