Site icon Telegrafi

Dëgjojeni “Fluturimin e Brumbullit” me shishe birre

Falë dashurisë ndaj birrave dhe fqinjës e cila u ankua për shishet e zbrazëta të cilat ishin grumbulluar në korridor para banesës së njërit prej artistëve, grupit “muzikor” u mblodh dhe krijoi një koncert të shkurtë në YouTube.

Djemtë performuan muzikën e famshme “Fluturimi i Brumbullit” të kompozitorit Nikolaj Rimsko Korsakov me shishe.

Përveç se janë bërë hit menjëherë në internet, djemtë pastruan edhe korridorin. Me siguri pas kësaj performance të shkëlqyeshme e kanë qerasur veten me birra. /Telegrafi/

Exit mobile version