“Piskamat dhe britmat vijnë nga një apartament në qendër të qytetit”, ishte kjo telefonata në linjën emergjente të policisë mbrëmjen e djeshme. Pasi operatori mori shënimet, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes.
Tg24 shkruan se policia identifikoi të pranishmit; një grua shqiptare, mikesha e saj rumune, një burrë brazilian dhe një djalë italian.
Nga hetimet e kryera është zbuluar se dy vajzat merreshin me aktivitetin e prostitucionit, duke lënë takimet në një “vend të specializuar” nëpërmjet një faqeje interneti.
Përveç kësaj, ato zhvillojnë takime të përditshme me pronarin e banesës për “aktivitetin”.
Një 40 vjeçar brazilian po ndiqet penalisht nga autoritetet gjyqësore për promovimin e prostitucionit.