Zakonisht kur ndodh që të jemi larg shtëpisë për pak kohë, ne ndiejmë një nostalgji intensive për ngjyrat, aromat dhe njerëzit që lamë pas
Sipas disa studiuesve në Universitetin e Chicago-s, kur marrim një telefonatë nga një i dashur, dhe veçanërisht nga nëna, ne përjetojmë një ndjenjë ngrohtësie dhe mbrojtjeje, sikur ata të na përqafojnë.
Shkurt, ky studim pretendon se të dëgjuarit në telefon i zërit të nënës ose dikujt që gjeneron një ndjesi të krahasueshëm me ka të njëjtën vlerë si një përqafim.
Hulumtimi përfshiu 61 fëmijë mes moshës 7 dhe 12 vjeç, dhe natyrisht nënat e tyre.
Të gjithë fëmijët iu nënshtruan një procedurë që përfshinte përfundimin e nivelit të lartë të një serie detyrash që duheshin përfunduar brenda një kohe të caktuar dhe para një auditori, i cili padyshim, duke marrë parasysh dhe moshën e tyre, përcakton një nivel të caktuar stresi.
Pas përfundimit të këtij testi fëmijët u ndanë në tre grupe. 19 kishin nënat përkrah dhe pas provave iu nënshtruan kontaktit shqisor dhe fizik.
Njëzet u caktuan në një grup të dytë: ata mund të merrnin vetëm një telefonatë nga nënat e tyre. Pjesa tjetër, përkatësisht 22 fëmijë, u angazhuan të shikonin një film “neutral” për një orë e 15 minuta, pa pasur asnjë kontakt me nënat, qoftë fizikisht, apo me zë.
Duke analizuar nivelet e hormonit të stresit në gjakun e fëmijës një orë pas eksperimenteve, u pa që të grupet që kishin pasur kontakt fizik me nënat e tyre dhe ato që vetëm mund të flisnin me njëra-tjetrën në telefon, kishin nivele kortizoli më të ulët se ata që ishin penguar të kishin ndonjë kontakt me nënat e tyre.
Sipas studiuesve, eksperimenti do të tregonte se edhe vetëm dëgjimi i zërit të nënës suaj në telefon është i mjaftueshëm për të ulur stresin: domethënë, zëri i nënës është si një përqafim.