Sot do të mbahet dëgjim publik për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Miniera dhe minerale.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se ky dëgjim do të mbahet nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
Sipas njoftimit, dëgjimi publik do të mbahet duke filluar nga ora 11:00, në sallën S-I, të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/