Basketbolli shqiptar ka mirëpritur sot derbin e javës mes Tiranës dhe Partizanit.
Në minutat e parë të takimit dukej gjithçka festive dhe miqësi e mirë mes tifozerive rivale dhe ekipeve përkatëse.
Por, në një moment ka ardhur deri tek një incident në mes të tifozëve të të dyja ekipeve respektive.
Një debat i vogël mes lojtarëve ka ndezur situatën, ku pasur përleshje dhe kacafytje mes tifozerive dhe një pjese të basketbollistëve.
Ndeshja në palestrën sportive “Farie Hoti” është ndërprerë pasi që basketbollistët e Partizanit nuk dëshirojnë të vazhdojnë takimin pa u larguar tifozët. /Telegrafi/