Site icon Telegrafi

Degët e LDK-së në Prishtinë fyejnë Ahmetin: “Shpendi le të…. Karvani ec…”!

Degët e LDK-së në Prishtinës, i janë kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, kishte ironizuar me mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së – nga ku dëbohet kryetarja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla – duke përmendur “malësoren” që u përfol shumë pasi kryeministri Isa Mustafa (njëherësh kryetar i LDK-së”), e kishte akuzuar Ahmetin se në një mënyrë nuk është i zoti me mbajte shpi.

“Kryetarit të dështuar të Prishtinës iu ka bërë pikë në zemër puna e malësores, fjalët e të cilës, e përshkruajnë në mënyrën më të mirë paaftësinë e tij për të qeverisur me Prishtinën. Ahmeti sot, pasi që i ka rregulluar krejt çështjet rajonale, evropiane e ndërkombëtare, i paska dal ren të merret edhe me Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Malësorja sot do të thoshte: Shpendi le të…. Karvani ec…!”, thuhet në reagimin e degëve të LDK-së në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version