Telegrafi

Degert serbëve: Përpunojeni pak platformën

"Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, siç unë e kam kuptuar, ua ka ndarë ambasadorëve versionin punues të platformës për Kosovën. Presim ta shohim dokumentin final e atëherë do t’i japim komentet tona”, tha ai.

"Nga ajo që kemi parë ka elemente të mira, të cilat ofrojnë shansin që të ecim para me dialogun. Megjithatë, janë aty disa pjesë që kërkojnë ende përpunime të rafinuara, që të jenë të pranueshme për të gjitha palët në proces”, vlerësoi ai.

Në pyetjen se pse ndryshimi i kufijve të BE-së në Ballkan është i papranueshëm dhe pse BE është kundër ndarjes së Kosovës, Degert tha: "Për BE-në është i rëndësishëm stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe gjithçka që shkakton tensione dhe pasiguri duhet të shmanget. Tërheqja e kufijve në baza etnike nuk është në përputhje me vlerat evropiane dhe është në kundërshtim me aspiratat për të krijuar lirinë e lëvizjes dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të pakicave". /Telegrafi/