Telegrafi

Deger: Njohja e Kosovës s’është kusht për Serbinë

“Kushtet i cakton Këshilli i Evropës dhe jo politikanë të caktuar apo parlamentarë të vendeve anëtare”, ka thënë Deger.

Deklaratat e tij pasojnë ato të shefes së Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë të Francës, Elizabet Gigu, e cila ka thënë se pranimi i Kosovës mund të jetë parakusht për perspektivën evropiane të Serbisë, “ndonëse nuk është përmendur ende zyrtarisht”, transmeton Rel.

I pyetur nga mediat serbe për pritjet e Beogradit që në qershor të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, Deger ka thënë se “duhet pasur besim” nëse deri atëherë plotësohen kushtet.

“Mund të dëgjoni mendime të ndryshme të parlamentarëve dhe politikanëve, por në mesin e vendeve anëtare ekziston konsensus për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Deger.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar deri më tash katër raunde bisedimesh në nivel kryeministrash.

Takimi i radhës midis Hashim Thaçit dhe Ivica Dacicit është paraparë për 19 shkurt në Bruksel. /Telegrafi/