Telegrafi

Dega e LDD-së Prishtina IV promovoi kandidatët e saj

Kryetari i kësaj dege, Sali Gashi, i njohu të pranishmit me përgatitjet e kësaj dege rreth fushatës zgjedhore, si dhe rreth shtrirjes së saj në kryeqytet.

Ndërkaq kryetari i kësaj partie, Nexhat Daci, në fjalën e tij të rastit tha se, kjo Degë është shumë e rëndësishme për LDD-në, për kryeqytetin, ngase në të partia ka anëtarë të rregullt të saj, të cilët janë ekspertë të fushave të ndryshme dhe këta ekspertë janë të përfshirë në strukturat e LDD-së.

LDD-ja, sipas Dacit, është e fuqishme që arsimin nuk do ta mbajë në grevë të përhershëm, shëndetësinë nuk do ta mbajë në kolaps dhe në përlarje të vazhdueshme, e mbi të gjitha pleqërinë tonë nuk do ta mbajmë në kontejner për të kërkuar ushqim, si dhe fëmijët tonë duke filluar nga ata parashkollorë.

Ata që nuk janë të aftë për të ecur në këtë rrugë për të bërë ndryshime rrënjësore, sipas akademik Nexhat Dacit, do të shkojnë te shpija e vet, duke filluar nga kryetari i LDD-së.

Kandidatët për Kuvendin e Kosovës propozuar nga dega Prishtina IV

1. Berim Ramosaj
2. Salih Gashi
3. Naser Rugova
4. Edi Daci-Prapashtica
5. Demush Bajraktari
6. Malsore Gashi
7. Shpresa Krasniqi
8. Bukurije Tahiri
9. Venera Ahmeti
10.Herolinda Zagragja