Telegrafi

Defrel arrin në Trigoria, nesër nënshkruan me Romën (Video)

Gregoire Defrel ka ardhur në Trigoria për të përfunduar transferimin te Roma.

“Mezi po pres që të fillojë”, ka thënë futbollisti me të arritur në qytetin e Romës.

Sulmuesi i Sassuolo do të ribashkohet me trajnerin Eusebio Di Francesco ndërsa nesër pritet të kaloi edhe testet mjekësore.

Ai do të nënshkruajë kontratën me Giallorossit dhe më pas do t’iu bashkohet shokëve në turneun parasezonal në SHBA.

“Unë jam shumë i lumtur me këtë aventurë të re”, tha ndër të tjerash Defrel para tifozëve dhe gazetarëve teksa mbërriti në Trigoria.

Vlen të theksohet se klubi italian do të ndajë 20 milionë euro për lojtarin italian. /Telegrafi/