Blessing Fire nga Zimbave, ka lindur me këmbë të deformuara dhe kurrë nuk ka mundur të ecë si njeri normal.
Mjekët kanë hequr dorë nga ai, duke i ofruar menjëherë karrocën për të lëvizur, por askush nuk ka thënë asgjë për aftësitë për vallëzim, transmeton Telegrafi.
“Inspirohesha nga vëllai im atlet, që të bëja disa ushtrime, por limitimet e mija ishin të mëdha. Pastaj e zbulova stilin e vallëzimit breakedance”, ka thënë Fire lidhur me rastin.
Me ushtrime të shumta, ia doli që të fitonte në konkurse të ndryshme, ndërsa tani është instruktor, si dhe pjesëtar i jurisë në një emision lokal.
“Është e vetmja gjë që më japë kënaqësi të brendshme. Po që se dëshironi diçka, duhet të vazhdoni të besoni dhe të punoni në atë drejtim”, është shprehur ai. /Telegrafi/
https://youtu.be/4B0u6OmlZjQ