Telegrafi

Defoe shënon tre gola ndaj Hull Cityt

Mysafirët avancuan 3-1 që në pjesë të parë, me dy gola të Defoe, dhe një të Wilson Palacios. Defoe hapi rezultatin pas dhjetë minutash lojë ndërsa Palacios e dyfishoi rezultatin pas katër minutash tjera. Stephen Hunt ngushtoi rezultatin në minutën e 25-të të lojës, para se Defoe të shënojë edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë.

Robbie Keane shënoi një gol të katërt në pjesën e dytë për ekipin e drejtuar nga Harry Redknapp (78’), ndërsa Defoe shënoi edhe një gol tjetër të vonshëm, të tretin të tij në ndeshje (90’).

Tottenham mbledh gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para të kampionatit, pasi javën e kaluar mposhti në fushë vendase edhe Liverpoolin.